Një 34-vjeçar tenton të vetëvritet në Gjakovë

Një 34-vjeçar ka tentuar të vetëvritet sot në Gjakovë.

I njëjti u plagos me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, tha ai.

Elezaj pohoi se në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”.

Go to TOP