Nissinen: Kosova të përforcojë reziliencën ndaj kërcënimeve hibride
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ballafaqohet me sfida unike që rrjedhin nga tensione gjeopolitike, ndikimi i huaj përmes informatave dhe përdorimit të ekonomisë si dhe mbështetjes për rrjetet anti-perëndimore, e që për synim kanë të pengojnë aspiratat e këtyre shteteve drejtë anëtarësimit euroatlantik.
“Sa i përket Kosovës këto manifestohen përmes fushatave keqinformuese, këto janë narrative fallco që synojnë të eksplatojnë ndarjet etnike dhe ta minojnë besimin tek institucionet”, tha ambasadori finlandez.
Sipas tij presionet gjeopolitike, narrative që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës krijojnë mos besim dhe mos qëndrueshmëri të infrastrukturës. Sipas tij, këto mund të jenë sulme si ato ndaj infrastrukturës kritike, siç është sulmi i fundit që ka ndodhur në Zubin Potok e që demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes.
“Prandaj përvoja e Finlandës ofron informata mjaft të vlefshme e të çmueshme për adresimin e këtyre sfidave përmes ndërtimit të reziliencës, përmes kërcënimeve hibride dhe përqafimit të kohezionit social”, tha ai.
Ambasadori tutje shtoi se beson që Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike.
“Në ndërkohë që Kosova lëviz drejt integrimit më të madh në NATO dhe BE, mund të priotetizoj veprimet si vazhdë për fuqizimin e demokracisë dhe kornizës së sigurisë së saj”, tha Nissinen.
Sipas tij përtej mekanizmave kombëtar të bashkëpunimit të luftimit të këtyre fenomeneve duhet të ndërtohen institucione për monitorimin, ndikimin dhe parandalimin e ndërhyrjeve keqdashëse, të bëjë fushata për përmirësimin e edukimit mediatik që mund të fuqizojë qytetarët që të jenë në gjendje të dallojnë informatat cilat janë të besueshme.
“Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe multirateral duke përforcuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n madje edhe në mungesë të plotë të anëtarësimit, në këtë pikë do të fuqizojë infrastrukturën e sigurisë së Kosovës dhe të sigurojë platformë për iniciativa të reziliencës së përbashkët dhe fuqizimim e publikut dhe institucioneve demokratike. Transparenca, sundimi i ligjit dhe mundësitë e barabarta janë jetike në kuptimin e besimit tek qeveria. Duke besuar në procese demokratike Kosova mund të sigurojë që qytetarët e vet të mbesin të bashkuar kundër kërcënimeve të jashtme”, tha ai.
Në fund ambasadori deklaroi që Finlanda është e gatshme që ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj, duke ndarë përvojat dhe duke bashkëpunuar që të ndërtohet një e ardhme e sigurt dhe demokratike për Ballkanin Perëndimor.
Fetoshi: E drejta për zgjedhje të lira është më e kërcënuar se kurrë
Lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës mund të përkufizohet si ndërhyrje politike, ekonomike dhe e sigurisë, ka thënë drejtori i “Octopus”, prof. Arben Fetoshi.
Ai po ashtu, tha se e drejta për zgjedhje të lira dhe racionale si fundament i demokracisë është më e kërcënuar se kurrë nga ndërhyrjet gjithnjë e më komplekse e të sofistikuara të autokracive më qëllime hegjemoniste.
“Rusia kundrejt perëndimit dhe NATO-s për ta rikthyer perandorinë e kuqe, Serbia kundër gjithë rajonit për ta realizuar botën serbe. Strategjitë e ndërhyrjes me dezinformimin, narrativat mashtruese, sulmet kibernetike, financimet e fshehta dhe manipulimet financiare janë bërë edhe më perfide siç dëshmon rasti i zgjedhjeve të nëntorit në Rumani me llogari të rrejshme në rrjetet sociale, me influencerë të paguar si dhe keqpërdorim të inteligjencës artificial”, tha Fetoshi.
Këto deklarime Fetoshi i bëri në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ që po mbahet sot me temën: “Ndërhyrja e huaj në zgjedhje dhe ndikimi i saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci”, që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore.
Tutje Fetoshi është shprehur se me gjithë faktorët social dhe pavarësisht përparësive të Kosovës, me ngufatjen e demokracisë të komunitetit serb dhe me narrativa mashtruese që thellojnë ndarjen etnike në Kosovë, sipas tij, Serbia vazhdon të jetë kërcenim serioz edhe për sigurinë nacionale.
“Qasje e njëjtë nga Serbia po vërehet edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia e Vuçiqit ka bërë thirrje që të votohet vetëm Lista Serbe. Qeveria e saj është mobolizuar ta mbështesë me të gjitha mjetet, duke përdorur edhe metodat financiare. Angazhimi i Serbisë për t’ia siguruar Listës Serbe 10 mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me qëllimin për kontroll të Rusisë. Pavarësisht faktorëve historik e social që e pengojnë ndërhyrjen direkte të Rusisë, Kosova nuk mund ta fitojë normalizimin me Serbinë derisa ‘Lista Serbe’ të jetë entiteti politik që i përfaqëson serbët e Kosovës”, shtoi ai.
Dimiq: Lista Serbe e ndërlidhur me strukturat kriminale
Ndërsa gazetari nga Serbia, Radomir Dimiq tha se presioni më i madh vjen nga presidenti serb Vuçiqi, i cili në mënyrë të drejtpërdrejt përfshihet në Kosovë. Sipas tij, regjimi i Vuçiqit e ka vendosur Listën Serbe, e që ka fuqi shumë të madhe. Dimiq ka thënë se ajo është organizatë e cila është e ndërlidhur me struktura kriminale të organizuar në kontrollin e Beogradit, me qëllim që të minohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës dhe të ndikohet në mënyra të ndryshme në demokraci.
“Lista Serbe është organizatë e cila funksionon në frikësimin e qytetarëve, e cila propangadon politikën serbe në krijimin e botës së Vuçiqit, e cila po shfaqet në mitingjet në Serbi”, tha ai.
Dimiq paralajmëroi se kjo lëvizje ka elemente të lëvizjes së Musolinit fashist.
