Nis seanca e Kuvendit, PDK e AAK s’marrin pjesë në votimin e pikave të mbetura

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk kanë marrur pjesë në votimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Megjithatë, ndonëse pa pjesëmarrjen e tyre në votim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në lexim të dytë.

Në të votan deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. As këtu nuk kanë marrur pjesë PDK e AAK.

Gjatë seancës, PDK është larguar nga salla e Kuvendit.

Seanca e Kuvendit nisi me vonesë.

Ndryshe, nga ora 14;00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Go to TOP