Nimani: Kurti tentoi ta mashtronte opozitën për zgjedhje, llogaridhënie e pastaj shkarkimin ose dorëheqjen

Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, thotë për Ekonomia Online se kryeministri Albin Kurti ka tentuar t’i mashtronte partitë opozitare për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje.

Ndonëse i sheh të nevojshme zgjedhjet e parakohshme, Nimani thotë se fillimisht duhet llogaridhënie nga kryeministri Kurti e pastaj shkarkim ose dorëheqje. 

“Opozita mendoj që ka qenë e qartë sa i takon shkuarjes në zgjedhje. Të tri partitë opozitare kanë pasur qëndrim e njëjtë fillimisht që të shkohet në zgjedhje duke kërkuar llogaridhënie ndaj kryeministrit Kurti për të gjitha dështimet e shkaktuara në vend, jo vetëm këto të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe problemet e brendshme ekonomike, megjithatë ishte një tendencë e kryeministrit Kurti që ta mashtronte opozitën, duke tentuar që njëanshëm të shkojë në zgjedhje sipas mënyrës siç ai dëshironte. Opozita ka qenë e barrikaduar, në përjashtim të një subjekti politik por megjithatë qëndrimi i koalicionit tonë Frontit Kombëtar është që së pari të kërkohet llogaridhënie për dështimet e vazhdueshme të Qeverisë Kurti, pastaj përmes shkarkimit ose dorëheqejes të shkohet në zgjedhje”, tha Nimani. 

Nimani konsideron se kryeministri Albin Kurti ka tentuar t’i lajthisë partitë opozitare.

“Absolutisht qëllimi i kryeministrit Kurti ose e gjithë kauza e tij ishte që ta mashtronte opozitën, fatkeqësisht një subjekt politik ra në grackën e tij por megjithatë u bë mirë që një gjë e tillë u shpallë e dështuar”, tha Nimani. 

Go to TOP