Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy gra

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre burra dhe dy gra të cilat nuk kishin dokumente identifikimi.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë më 30.05.2024  rreth orës 02:00.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të arrestohen, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

Rasti është iniciuar  nga organet e rendit si “Dhunim”.

Go to TOP