Ngjarjet e ditës

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës organizon edicionin e pestë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Ora, 9:30)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC znj. Elvana Shala nisë punimet zyrtarisht Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, i cili organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”. (ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2022 organizon tryezën e diskutimit me titull: “Imuniteti i Sistemit Shëndetësor nda korrupsionit“. (ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. (Zyrët qendrore të AKP-së, 10:00)

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës për ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit “Made in Kosova” që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (ora 10:30)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do jetë para studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të bashkëbiseduar me ta për temat që kanë të bëjnë me dhunën në bazë gjinore, dhunën në familje, dhunën ngaj grave dhe vajzave dhe ngacmimin seksual. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Instituti i Historisë, ora 13:00)

GLPS organizon tryezë të rrumbullakët “Korrupsioni në ambient: Mungesa e efikasitetit në zbatimin e vendimeve gjyqësore. (ora 13:00)

Go to TOP