Sot Kuvendi shqyrton masat emergjente për furnizim me energji

Kuvendi Kosovës, sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dhe do të vazhdojë me seancë plenare.

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi do të bëj shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Kurse vazhdimi i seancës plenare, do të fillojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 10 dhe 24 nëntor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu Kuvendi shqyrton pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Ndërsa pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 tetor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Go to TOP