Nget veturën TAX-i me patentë-shoferë të ndaluar, i konfiskohet makina

Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan ia kanë konfiskuar veturën një taksisti pasi ai po e vozitke makinën me patentë shoferë të ndaluar nga policia.

“Gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.  Të njëjtit sipas ligjiti është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë.

Go to TOP