Murati: Më 2019 fjala ‘korrupsion’ u përmend 24 herë, më 2023 12 herë

 Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën plenare në të cilën është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se ky në Raportin e DASH-it, për vitin 2023, fjala ‘korrupsion’ përmendet 12 herë, ndërsa në vitin 2019 është përmendur 24 herë.

Murati tha se ky raport është ndikuar dhe ka rënë pre e dezinformatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile që sipas tij, janë pjesë e gardës së vjetër.

“Në vitin 2023 fjala korrupsion në raportin e DASH-it përmendet 12 herë. Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur, sipas raportit të DASH-it në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku. Dhe ne e mirëpresim këtë vlerësim që së paku ka përgjysmim të korrupsionit.

Sipas tij nëse hyhet në cilësi duke i analizuar fjalët dhe fjalitë se çka shkruan aty, shihet se në disa raste edhe vet raportuesi apo kushdo që e ka hartuar raportin, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave të cilat siç tha ai janë pjesë e gardës së vjetër, “dhe e disa organizatave të shoqërisë civile të cilat thirren të tilla por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë Murati.

Ai sqaroi se pas një viti hetimesh është mbyllur dosja dhe ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për shkelje të ligjit.

“Është ndaluar hajnia, tash kemi shtesa për fëmijë. Është ndalur hajnia, tash kemi shtesa për lehona. Është ndalur hajnia, është rritur buxheti për ushtri. Është ndalur hajnia, ka pasur bursa për gra. Është krijuar Super Puna e shumë e shumë masa të tjera”, tha, pos tjerash, ministri Murati.

Go to TOP