Nga Venecia në Potenza, BKK vazhdon me shfaqjen ‘Carmina Burana’

Pas shfaqjes në Venecia, Baleti Kombëtar i Kosovës sonte do të jep shfaqje në Potenza.

Balerinët kosovarë do të performojnë shfaqjen “Carmina Burana” me koreografi nga Toni Candeloro në teatrin e këtij qyteti.

Ata performuan më 29 nëntor shfaqjen e njëjtë në teatrin “Malibran”.

“Carmina Burana” është një prej projekteve më të mëdha të realizuara nga Baleti Kombëtar i Kosovës. Premiera e saj u shfaq në qershor të këtij viti në Prishtinë, ku u prit me vlerësime të larta nga publiku dhe kritika.


Go to TOP