Copëza nga Haga/Pacolli tregon çfarë i tha Rexhep Selimi për Vetëvendosjen

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një intervistë për “Top News” ka treguar detaje nga bisedat që ka pasur me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Pacolli ka folur edhe për gjendjen e Rexhep Selimit, duke thënë se është mirë dhe se fizikisht kishte rënë në peshë shkaku i ushtrimeve dhe ushqimit të rregullt.

Përveç kësaj, Pacolli ka treguar se e ka pyetur Rexhep Selimin se a po të mungon partia.

Duke cituar fjalët e ish-shefit të Grupit Parlamentar të VV-së Pacolli ka treguar se Selimi i ka thënë që “nga këtu do të insistoj që partia ime të bëjë punë të mirë”.

“Jemi mësuar të të shohim në rend të parë në partinë tënde. A po të mungon partia apo jo. Ai qeshi dhe tha nga këtu unë do të insistoj që partia ime të bëjë punë të mirë”, ka thënë Pacolli për bisedën me Rexhep Selimin.

Go to TOP