Nga Brukseli Vuçiq cakton takim me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Brukseli ka caktuar një takim me serbët e Kosovës për të dielën.

Siç raporton mediumi serb “Novosti”, takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, “udhëheqësit e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, drejtorët e spitaleve e të tjerë”.

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Për këtë takim pritet që Borrell të flasë nga ora 14:15. 

Go to TOP