Kosova.info

Konfirmohet nga Ancelotti, Benzema do të jetë titullar në ndeshjen e nesërme

Real Madridi do të rikthehet në aksion të dielën mbrëma, me ndeshjen kundër Osasunas, të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Dhe, në prag të kësaj ndeshje, lajmi i mirë për “Los Blancos” padyshim se është rikthimi i Karim Benzemas.

Sulmuesi francez mungoi në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit, pasi ai pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Celticut.

Trajneri Carlo Ancelotti ka pranuar se periudha e rikuperimit të Benzemas u zgjat pasi ata kërkuan të siguroheshin që kapiteni i skuadrës të kthehej 100% në gjendje të mirë.

“Benzema është shumë mirë, ai do ta fillojë ndeshjen nesër. Gjendja e tij fizike është shumë e mirë. Ai më duket në top formë. Ai do të luajë”, tha Ancelotti sot për “Marca”.

Italiani pastaj u pyet edhe për formën e Benzemas. 34-vjeçari nuk kishte qenë aq efektiv në ndeshjet para se të lëndohej dhe Ancelotti u pyet nëse ky ishte një shqetësim. 

“Ai nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit sepse nuk ka luajtur”, tha Ancelotti duke qeshur, teksa pastaj shtoi: “Nuk shoh asgjë të çuditshme te Karim. Ai është shumë i mirë, është stërvitur shumë mirë. Karim është si është gjithmonë. Do të shohim pas kësaj periudhe në të cilën ai nuk ka luajtur nëse e shohim Karimin e zakonshëm”.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Osasunas do të zhvillohet nesër, nga ora 21:00, në “Santiago Bernabeu”.

escort mersin - izmir escort