Nesër mund të dëgjohen propozimet për Asociacionin?

Drafti i 2 majit për Asociacionin u refuzua nga Kosova, por atë Bashkimi Evropian po e sheh si pikënisje në diskutimet për krijimin e tij.

Ato do të vazhdojnë të hënën me takimin e dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Deri tash nuk është përmendur vizioni i paraqitur nga kryeministri Albin Kurti, për të cilin tha se ndërmjetësuesit nuk dhanë vlerësim, por është Britania e Madhe ajo që në bazë të tij po kërkon nga Kosova të paraqesë draftin e saj, njofton Klan Kosova.

Kjo mund të mos pranohet nga Bashkimi Evropian, por takimi i së hënës po konsiderohet mundësi e mirë që të diskutohet kjo.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime krejt të ndryshme për atë se si duhet të krijohet bashkësia e komunave me shumicë serbe. Andaj, i mundshëm po shihet edhe një propozim nga ndërmjetësi.

Go to TOP