Nesër mbyllet thirrja për grantet e energjisë së pastër

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se nesër mbyllet thirrja publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër të ndërmarrjeve prodhuese dhe përpunuese.

Bizneset kanë rastin të përfitojnë deri në 20,000 euro për një masë të vetme dhe deri në 25,000 euro për masa të kombinuara.

“Thirrja u dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve të mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike dhe që kanë si aktivitet primar ose sekondar prodhimin apo përpunimin. Thirrja për aplikim ka qenë e hapur që nga data 10.10.2025 dhe mbyllet më datë 31.01.2026 në ora 24:00”, thuhet në komunikatën për media.

ME më tej njofton se skema përfshin: sisteme solare dhe bateri për ruajtje të energjisë; masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve dhe pajisje për uljen e konsumit të energjisë në linjat e prodhimit. /Kosova.info/

Go to TOP