Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës.

Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, tha Rama.

Samiti në Tiranë zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Go to TOP