Në zonën e 50 km/h voziti 119 km/h, gjilanasit i merret për një vit patenta e shoferit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjobitur një shofer në Gjilan për tejkalim shpejtësie.

Sipas Policisë, i njëjti në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h ka vozitur 119 km/h, duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masa e mbrojtjes në afat prej një viti.

Me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor. Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një viti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP