Në “shenjë komunikacioni” dikush vendos fotografinë e Kurtit: KUKU, erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash

Ka kaluar një muaj që nga koha kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Osmani pas takimeve që pati me liderët e partive më të mëdha politike në vend vendosi që data e zgjedhjeve të jetë 9 shkurt 2025.

Këto zgjedhje padyshim se po priten me kërshëri nga shumë qytetarë, por edhe nga vetë politikanët.

Se sa do të sjellin risi e ndryshime në politikën udhëheqëse të vendit mbetet të shihet.

E tani kur politikanët tanë veçse kanë nisur fushatën zgjedhore (anipse) jo zyrtarisht, në disa lagje të Prishtinës po zhvillohet një aktivitet paksa i çuditshëm.

Dikush ka vendosur që në vende të shenjave të komunikacionit, të vendosë një fotografi të kryeministrit Albin Kurti.

Në një shenjë që hy në kuadër të shenjave të “urdhrit të prerë për ndalim kalimi”, u vendos fotografi e Kurtit me mbishkrim që lidhet me zgjedhjet.

“KUKU , erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash”, shkruhej aty.

Duhet përkujtuar që aktivitete të tilla jemi mësuar të shohim edhe nga partitë opozitare, por nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë nga dikush i partive politike, nga shoqëria civile apo thjesht nga qytetarët.

Kryeministri Kurti fushatën e tij zgjedhore ka vendosur që ta filloj jashtë vendit, ai tani për tani është duke takuar mërgatën në shtete të shumta.

Go to TOP