Gjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka theksuar Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Go to TOP