Në Prishtinë vazhdon konfiskimi i motoçikletave pa dokumentacion
Policia e Kosovës, përmes njësisë së Trafikut në Kryeqytet, ka vazhduar me zbatimin e planit operativ “Siguria në trafik”, duke konfiskuar motoçikleta që qarkullojnë pa dokumentacion të rregullt ose nuk përmbushin kushtet teknike për pjesëmarrje në komunikacion.
Gjatë aksionit, janë shqiptuar edhe një numër gjobash për drejtues të mjeteve me regjistrim të skaduar.
Policia njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve. /Kosova.info/
