Në Prishtinë mbahet Festivali i Koreve të Grave
Sonte do të zhvillohet edicioni i katërt i festivalit Ndërkombëtar i Koreve të Grave.
Edicioni i katërt i këtij festivali hapet me poezinë “Grua” e shkruar dhe interpretuar nga aktorja e njohur, Safete Rogova.
Pjesëmarrës në festival do të jenë kori nga qyteti i Ferizajt, nën udhëheqjen e Lindita Isufit; kori “Canta Peja”, nën udhëheqjen e Melisa Xheladinit; kori “Lira”, nën udhëheqjen e Valire Buzës.
Ndërsa kori St. Zlata Meglenska, me dirigjente Letka Dimovska, ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, pasi vendi është në ditë zije për një javë.
Ndryshe, ky festival do të mbahet në ora 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
