Në Përmet nderohet poeti Zeqir Gërvalla
Në Përmet u mbajt Festivali Poetik Letrar “Në gjurmët Naimiane 2025”, i cili u rikthye me edicionin e tij të 10 nën kujdesin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri”. Një ndër laureatët e parë ishte edhe poeti Zeqir Gërvalla.
Kinemaja e Përmetit ishte mbushur me artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare e më gjerë. 26 poetë, krijues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, diaspora u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje për ta nderuar Naimin.
Me këtë rast u ndanë mirënjohje për Zeqir Gërvallën si fituesi i Festivalit të parë “Gjurmë Naimjane”.
“Më erdhi mirë që miku im poeti i persekutuar Zeqir Gërvalla i cili tani jeton në SHBA kishte qenë laureate i parë i edicionit të parë të Festivalit “Gjurmë Naimjane”. Ai është konkurs anonim ku poetët i dërgojnë punimet e tyre me email dhe juria I zgjedh tre më të mirët”, tha Agim Vinca, pjesëmarrës.
Në kuadër të aktiviteteve “Ditët Naimiane” në qytetin e Përmetit nuk kishte si të mungonin edhe aktivitete tjera.
