Në nëntor, dosja tek trupi gjyqësor, në rastin `Administrimi i drejtësisë`

Gjykatësja e procedurës paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informoi palët se synon t`ia kalojë çështjen Trupit Gjykues në gjysmën e parë të nëntorit, varësisht nga vendimet e Panelit të Gjykatës së Apelit mbi mocionet e procedurës paraprake.

Vendimi gjithashtu ftoi ekipet e Mbrojtjes të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 20 tetor 2025 (ZPS-ja tashmë ishte urdhëruar të dorëzojë dosjen e vet paraprake deri më 19 shtator, siç është njoftuar më parë këtu), dhe caktoi disa afate të tjera të procedurës”, njofton Specialja. /Kosova.info/


Go to TOP