Në mesjavë nis Festivali i 4-të i Filmit Sportiv ‘Prishtina 2024’

Të martën dhe të mërkurën në Kino Armata në Prishtinë do të nis Festivali i 4-të i Filmit Sportiv ‘Prishtina 2024’.

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se këtë herë Festivali organizohet në bashkëpunim ‘Javën e Filmit Frankofon’, që këtë herë i kushtohet sportit.

“Të martën, prej orës 17:30 vjen premierë ‘Legjenda e Ringut’ nga Dukagjin Rudari, kushtuar ish-kapitenit të Prishtinës në boks, njëherit nënkampionit të botës 1978, Mehmet Bogujevci. Të mërkurën në program janë ‘Ratrak’ nga Elena Hoxha, ‘Futbolli i Kosovës gjatë viteve 90-ta’ nga Fatos Dili, ‘Huliganizmi në Kosovë’, nga Betim Musliu dhe ‘Ëndrra e referit’ me autor Fatmir Hajzeri”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sipas këtij njoftimi, festivali është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë dhe Televizionit Sportiv (FICTS), anëtare e së cilës është KOK-u.

Prej orës 19:00 Festivali vazhdon me shfaqjen e dokumentarëve sportivë nga ambasadat frankofone në Kosovë.

Go to TOP