“Në luftë isha veç 8 vjeç”, Fahri Fazliu rrëfen si u dërgua në zyret e Eulex-it

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, Fahri Fazliut i është konfiskuar telefoni.

Lidhur me këtë rast ka reaguar vetë Fazliu përmes një postimi në Facebook ku ka rrëfyer si ndodhi ngjara.

Ai tha se sot rreth orës 8 të mëngjesit, derisa po dërgonte djalin e tij në kopsht, disa persona i thane se janë nga Prokuroria Speciale dhe se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës, do ia konfiskojnë telefonin personal.

Fazliu tutje tregoi se pas kësaj, u dërgua në zyret e Eulex-it në Fushë Kosovë.

Go to TOP