Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona si pasojë e goditjes më veturë në Shirokë të Suharekës, të dielën e javës së kaluar.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Marcel Lekaj, zëdhënës për media në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Është aprovuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par 9 (nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ) lidhur me par. 6 ( nëse vepra penale kryhet nga pakujdesia) dhe 1 të KP-së”, ka thënë Lekaj.

Go to TOP