Hovenier nderon Albrightin dhe dy pilotë që kontribuan në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Osmani pjesë e ceremonisë, Kurti jo

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadës së saj në Prishtinë, kanë nderuar tre kontribuues të jashtëzakonshëm në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund spastrimit etnik serb ndaj shqiptarëve.

Nderimet u bënë për dy pilotët Kevin L. Reichert dhe David A. Gibbs, që humbën jetën në fushatën ajrore të NATO-s, si dhe ish-sekretaren amerikane, Madaleine Albright.

”I nderuar thellësisht për të nderuar 3 individë që kontribuan jashtëzakonisht shumë në ndërhyrjen e udhëhequr nga NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë. Sot, ne i kushtuam sallat e konferencave të Ambasadës së SHBA-së për nder të CWO-ve Reichert dhe Gibbs dhe ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright”.

Go to TOP