Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Kryetari i LDK-së, Dega Suharekë, njëherësh anëtari i kryesisë qendrore të këtij subjekti politik, Dr. Ardian Shala, tha se peticioni për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova është dorëzuar në Asamblenë Komunale të Suharekës .

“Tani varet nga asambleistët pa dallim që të vendosin pro vullnetit dhe kërkesës qytetare. Nëse ata mendojnë dhe veprojnë të pandikuar nga kryetari aktual i Komunës ata duhet ta votojnë atë” shkruan Shala.

Ai tha se trashëgimia politike që na la presidenti historik duhet të ruhet e përcillet brez pas brezi, ajo është e vetmja garancë e shtetndertimit dhe e përparimit të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP