Në fundjavë fillojnë ndeshjet e ligës së përbashkët në volejboll, Kosovë-Shqipëri, ‘Gjergj Kastrioti’

Kosova në këtë ligë përfaqësohet nga KV “Ferizaj” dhe KV “Peja” në konkurrencën e meshkujve, ndërsa KV “Drita” dhe KV “Fer Volley” garojnë te femrat.

Në anën tjetër, KV “Erzeni” dhe KV “Tirana” përfaqësojnë meshkujt nga Shqipëria, ndërsa te femrat garojnë KV “Skënderbeu” dhe KV “Tirana”.

Kjo është hera e parë që mbahet një garë e formatit të tillë me ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndeshjet zënë vend në formë të turneut, vajtje-ardhje, para se të fillojnë në formatin kampional sezonin e ardhshëm.

Takimet e para luhen në fundjavë, më 19 shkurt, ndërsa gara mbyllet me finalet e 2 marsit. /Kosova.info/

Go to TOP