Në ekspozitën e gazetares ukrainase, Osmani kujton kohën kur ishte refugjate 

Mallin për vendlindjen e ktheu në art.

Refugjatja ukrainase Liudmyla Makei që si refugjate po qëndron në Kosovë, hapi të martën në kryeqytet ekspozitën me piktura “Lule kundër luftës” kur po shënohet Dita e Refugjatëve.

Ato erdhi t’i shihte edhe presidentja Vjosa Osmani, që edhe vetë ishte refugjate 24 vjet më parë. Ekspozitën e mundësoi Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, njofton Klan Kosova.

Autorja, u shpreh mirënjohëse teksa tha se nga shitja e pikturave do t’i ndihmojë gazetarët ukrainas. Një ekspozitë tjetër e veçantë u hap edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” për këtë ditë.

Tetë materialet e shfaqura përfshinin minoritete, vende e profesione të ndryshme.

Go to TOP