Në dyvjetorin si presidente, Osmani: Udhërrëfyes në çdo punë e veprim është vullneti qytetar dhe interesi i Kosovës
Presidentja e Kosovës, në dyvjetorin e marrjes së mandatit si e para e shtetit ka thënë se i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim të saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.
Kështu ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se vullneti qytetar dhe interesi i Kosovës do të mbeten udhërrëfyes deri në fund të mandatit si presidente.
“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin”, ka shkruar Osmani në Facebook.
