Ndryshimet klimatike kërcënojnë bumin turistik të Shqipërisë

Turizmi po lulëzon në Shqipëri, por bregdeti i saj po kërcënohet nga nivelet e rritura të detit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Në zonën e mbrojtur të Velipojës, pranë kufirit me Malin e Zi, deti tashmë ka përpirë 210 metra të pyllit bregdetar duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të jetojë pa ujë të kripur.

Autoritetet shqiptare thonë se ngritja e niveleve të detit përbën rrezik për përmbytje serioze të shumë prej zonave urbane të vendit. /REL/


Go to TOP