Ndërron jetë ish i dënuari politik Pajazit Aliu

Ka ndërruar jetë Pajazit (Ramadan) Aliu, në moshën 59-vjeçare.

Në vitin 1987, gjatë shërbimit ushtarak në kazermën e Paraçinit në Serbi, Pajaziti u arrestua dhe u dënua padrejtësisht në një proces të fabrikuar politikisht nga regjimi i atëhershëm jugosllav, thjesht pse ishte shqiptar.

Ai u dënua me 13 vite burg, nga të cilat vuajti 10 vjet në qeli, duke u bërë një nga shumë viktimat e politikave represive që synonin nënshtrimin e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Pas vuajtjeve të shumta në burg, ai nuk u ndal. Ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i shërbyer me nder dhe guxim çështjes së çlirimit të vendit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 21 prill 2025, në orën 14:00, në fshatin Pakashticë e Epërme.


Go to TOP