Nderohet Epopeja e UÇK-së

Me himnin e Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur akademia përkujtimore për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizuar nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës.

Të pranishëm aty janë kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministrat, deputetët, familjarë të familjes Jashari dhe shumë personalitete të tjera.

Duke iu përkulur veprës madhore të atyre që ranë në fushën e nderit, u mbajt një minutë heshtje.


Go to TOP