Ndërmarrjet kosovare përfitojnë fonde për fuqizim digjital nga MINT-i
Disa ndërmarrje kosovare kanë përfituar fonde nga marrëveshja për skemën e granteve për certifikimin e produkteve nga Iniciativa për Fuqizim Digjital nëpërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Kjo marrëveshje përfshin planifikim deri në vitin 2030.
Nga 39 ndërmarrje që përfituan,18 prej tyre janë në pronësi të grave.
Zef Dedaj nga MINT, tha për Info Plus në RTK, se ato produkte që certifikohen do të mund të eksportohen në shtetet e Bashkimit Evropian. Ai bëri me dije se synojnë të jenë 20 përfitues në këtë grant. Dedaj bëri me dije se për përfituesit mjetet do të ekzekutohen për 15 ditë.
Sipas tij, ka pasur rritje të buxhetit për shkak se edhe numri i bizneseve që kanë aplikuar ka qenë më i madh.
Ndryshe përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot janë nënshkruar marrëveshjet, derisa në fazën e dytë që planifikohet të lansohet së shpejti, planifikohet edhe 20 ndërmarrje përafërsisht të përfitojnë.