Ekspozita ‘Imazhet e Përjetshme Ulëritës’ nga Afrim Hajrullahu kujton 25 vjetorin e luftës në Kosovë

Ekspozita e shumëpritur “Imazhet e Përjetshme Ulëritës”, e cila përmban 99 fotografi nga fotografi Afrim Hajrullahu, Ekspozita do të hapet me datë 22.08.2024 në orën 21:00 në Stacionin e Trenave në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 25 vjetorin e luftës në Kosovë.

Ekspozita, e cila vjen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paraqet një dëshmi të gjallë të periudhës së luftës së vitit 1999, duke sjellë në fokus vuajtjet dhe shpirtin e njerëzve të asaj kohe.

Fotografitë e Hajrullahut, të cilat janë përshkruar nga kritikët si të përjetshme, tregojnë historinë e dëbimit dhe kthimit të familjeve kosovare në atdheun e tyre.

Kjo ekspozitë përbën një ngjarje të veçantë në skenën e artit pamor kosovar, duke na kujtuar se edhe në errësirën më të thellë, drita e artit dhe e humanitetit mund të depërtojë.

David Gothard, një figurë e njohur britanike, e krahasoi punën e Hajrullahut me atë të artistëve të mëdhenj si Henry Moore, duke e vlerësuar përjetësinë universale të imazheve të tij.

Ekspozita mbetet një kujtim i fuqishëm dhe një homazh për të gjithë ata që kanë përjetuar tmerret e luftës, duke fiksuar momentet e hidhura të historisë në një formë që mbetet përherë e gjallë. /Kosova.info/


Go to TOP