Ndërgjegjja

Shkruan: Besim XANI

Albert Kamy filozof francez egzistencialist, është quajtur nga kritika ndërgjegjja ndaj kaosit të botës; është hero i së vërtetës, ngase thotë: “E vërteta nuk na shpëton nga vuajtjet, por e përsos natyrën njerëzore.” Më shumë se kurrë më parë, duhet lexuar e rilexuar që ta shohim botën më ndryshe, të humanizohemi më shumë, ngase narcizmi ka filluar të deformoj karakterin e njeriut. Sot bota kurrë nuk ka qenë më kaotike, më materialiste, ai qysh moti bënte thirrje për solidaritet kundër të këqijave që mund ti paraqiten njerëzimit, madhështia e tij qëndron në avokimin kundër vendimit të demitit me vdekje, as një artist nuk guxon të jetë pro vdekjes së njeriut, të dalim në shoqërinë tonë një imitim i trishtueshëm, egoizëm, mungesë empatije, dhe është bërë modë nëpër TV tona “jeta e lumtur ka të bëjë me dashurinë ndaj vetvetes çfarë marrëzie… Kamy na mëson se mua më vije turp të jem i lumtur vetëm çfarë paradoksi, në shoqërinë tonë humanizmi është në vdekje klinike! Mos të harrojmë edhe Tolstojn e madh, i cili thotë: “Jeta jonë merr kuptim kur jetojmë për të tjerët.” Ku, për shoqërinë kosovare, mendimet e Kamys dhe të Tolstojt për solidaritet janë të huaja tani nuk ka vend për krenari, familja shqiptare është buzë shkatërrimit!


Go to TOP