Ndalohet transporti i drogës nga Shqipëria në Maqedoni me vlerë prej 300 mijë eurove

Ministria për Punë të Brendshme informon se pas një aksioni ditën e sotme, është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria në Maqedoni, me vlerë prej 300 mijë eurove.

Nga MPB thonë se në këtë aksion është arrestuar një person nga Ohri.

“Z.S (57) duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Ohrit, ka shkuar në fshatin Lubanishtë të Ohrit, me qëllim që të kryejë bartje të paautorizuar të drogës dhe në afërsi të vendit të quajtur “Ushine” nga shtetas të Shqipërisë, ka marrë pesë çanta të mëdha me marijuanë në pako të ndryshme, në total rreth 100 kilogramë”.

“Pas kësaj Z.S. ka shkuar në rrugën rajonale Shën Naum-Ohër, me qëllim që drogën nga Ohri në Shkup ta bart pa autorizim dhe për shkak të borxhit financiar t’ua dorëzojë blerësve. Në ora 04:30 automjeti është ndalur nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar droga”, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjic Talevska.

Ajo shtoi se në koordinim me Prokurorin Publik, SPB-Ohër në Prokurorinë Publike të Ohrit ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.S. nga Ohri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”

Go to TOP