Ndahet nga jeta aktorja e famshme e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Jane Powell ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore në moshën 92-vjeçare. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e familjes, Susan Granger.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Suzanne Lorraine Burce, e nisi karrierën e saj si këngëtare.

Rrugëtimi i gjatë dhe i suksesshëm në aktrim nisi me filmin “Song of the Open Road”, ku ajo luajti një personazh të quajtur Jane Powell dhe e mbajti këtë emër përgjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës.

Ndër filmat e saj më të njohur në vitet 1940 dhe ’50 ishin “Royal Wedding” dhe “Seven Brides for Seven Brothers.”

Përveç karrierës filmike, Powell performoi në turne të prodhimeve muzikore duke përfshirë My Fair Lady, The Sound of Music dhe Carousel.

Karriera e saj e filmit arriti kulmin kur ajo ishte ende në të 20-at e saj me një rol kryesor në një nga muzikalët e fundit të mëdhenj të MGM, 1954. 

Image
Go to TOP