Nano: Basha do bëhet me Ramën dhe Meta me Berishën

Gazetari Mustafa Nano u shpreh se Lulzim Basha do bëhet me kryeministrin Rama dhe Meta me Berishën.

Sipas tij kjo është gara e së nesërmes.

Duke folur për krizën në PD dhe përjashtimin e Berishës, Nano tha se pavarësisht gjërave që kanë ndodhur askush nuk i ka bërë tjetrit atë që Basha i bëri Berishës.

“Më duket naive të besosh që këta po ndahen një herë e mirë. Atë që ia ka bërë Basha Berishës nuk e ka bërë asnjeri. Unë e shoh në këtë mënyrë, Basha do bëhet me Ramën dhe Meta me Berishën, kjo është gara e së nesërmes”, tha Nano për MCN Tv. 

Go to TOP