Nairobi: Gjenden të gjymtuar rëndë gjashtë trupa të grave, shkaktohen protesta

Gjashtë trupa të grave në dekompozim u gjetën në një gurore në kryeqytetin kenian të Nairobit të premten, sipas policisë, duke shkaktuar një protestë në një stacion policie.

“Alarmi u ngrit pas zbulimit të gjashtë trupave të gjymtuar rëndë, të gjitha femra, në faza të ndryshme dekompozimi në gurore, e cila po përdorej si venddepozitim”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, transmeton Klankosova.tv.

Zona është rrethuar si skenë krimi dhe “hetimet paraprake sugjerojnë një mënyrë të ngjashme të vrasjes së të ndjerit”, thuhet në deklaratë.

Trupat u gjetën të mbështjellë me “letra najloni dhe të përforcuar me litarë najloni” dhe janë transportuar në një morg ku “pritet ekzaminimui pas vdekjes”, shtoi policia.

Go to TOP