Mustafa kundërpërgjigjet ndaj Muratit: Kujtoi blerjen e votave me buxhet të shtetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati për manipulim të votave me postë.
Përmes një reagimi publik, Mustafa ka akuzuar Vetëvendosjen se ka blerë vota gjatë fushatës zgjedhore duke përdorur buxhetin e shtetit për pensione, rroga dhe shtesa.
“Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40%, ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerëzit e juaj, i keni fitu’ 80%?”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka kërkuar që çdo votë të mbrohet nga organet e drejtësisë dhe që vullneti i qytetarëve të mos vihet në dyshim.
Polemikat mes Muratit dhe Mustafës po vijnë në një kohë kur partitë politike kanë rritur tensionet pas publikimit të rezultateve zgjedhore. /Kosova.info/
