Murati thot se janë pranuar dy projekte energjetike, në vlerë mbi 55 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosovës i janë pranuar aplikimet për dy projekte energjetike në vlerë mbi 55 milionë euro.

Sipas Muratit, Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor, aplikimet i pranoi për Ngrohjen Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar të KEK-ut.

“Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme”, ka shkruar Murati, transmeton Klankosova.tv.

Go to TOP