Murati: Opozita bllokon mbështetjen për qytetarët dhe ligjin kyç për anëtarësim në SEPA

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën se ka refuzuar të fusë në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët, fëmijët dhe familjet në vend.

Sipas tij, opozita nuk ka votuar për procedimin e kësaj çështjeje në seancë, për të cilën kërkohej shumicë prej 2/3 të deputetëve të pranishëm.

Murati ka theksuar se përveç kësaj, opozita ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave duke e cilësuar atë si pjesë thelbësore të paketës ligjore për anëtarësimin në SEPA.

Ai ka theksuar se, bazuar në një studim të German Economic Team, anëtarësimi në SEPA do t’u kursente qytetarëve dhe bizneseve mbi 50 milionë euro në vit nga kostot e transfereve bankare.

Murati ka shtuar se vendet e rajonit tashmë kanë avancuar në këtë drejtim, ndërsa qytetarët dhe bizneset e tyre përfitojnë nga tarifa më të ulëta për transaksionet financiare. /Kosova.info/


Go to TOP