S’gabon Barcelona, mund Getafen

Barcelona ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në Spanjë.

Katalonasit arritën fitore të rëndësishme 2-0 në udhëtim ndaj Getafes, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Ndeshja në “Coliseum” u karakterizua nga një dominim i lehtë i Barcelonës, të cilët u përballën me një kundërshtar të vendosur në mbrojtje dhe fizikisht agresiv.

Në pjesën e parë, Robert Lewandowski ishte pranë golit me një goditje me kokë, ndërsa Dani Olmo dhe Fermin Lopez krijuan raste të tjera për miqtë.

Megjithatë, ishte Fermin Lopez ai që zhbllokoi rezultatin para pushimit, duke kaluar Barcelona-n në epërsi me një finalizim të saktë ndaj portierit David Soria.

Pas pjesës së parë, Getafe u përpoq të reagojë me më shumë intensitet, duke rritur agresivitetin në duele dhe duke kërkuar më shumë kontroll të topit, por pa arritur të krijojë rrezik serioz.

Barcelona vazhdoi të kërkojë golin e sigurisë, me Olmo dhe Jules Kounde që iu afruan dyfishimit të rezultatit.

Goli i dytë erdhi në fund të ndeshjes nga Marcus Rashford, i cili përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe vulosi fitoren 2-0 për katalanasit.

Pas kësaj fitore, Barcelona shkon në kuotën e 85 pikëve, 11-të më shumë së ndjekësi Real Madrid.

Go to TOP