Muharremi: Pa një sektor privat të fortë, nuk ka ekonomi konkurrente dhe stabile

Analisti Shenoll Muharremi ka theksuar rëndësinë e sektorit privat në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kosovës.

Ai kritikoi praktikat që fokusohen vetëm në rritjen e pagave në sektorin publik duke argumentuar se kjo politikë dëmton bizneset dhe nuk kontribuon në rritjen e vërtetë ekonomike.

Sipas Muharremit, një ekonomi e shëndoshë varet nga rritja e pagave në sektorin privat dhe politika që favorizojnë një treg pune konkurrent.

Duke analizuar dallimin mes pagave në sektorin publik dhe privat, ai nënvizoi se mbi 75% e të punësuarve janë në sektorin privat, gjë që e bën këtë sektor shumë më të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP