Haradinaj akuzon Kurtin: gënjeshtra ndaj diasporës është mohim i kontributit të saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për gënjeshtra dhe mashtrime ndaj diasporës shqiptare gjatë takimeve të tij të fundit.

Sipas Haradinajt, Kurti nuk ka vizituar diasporën deri afër zgjedhjeve dhe ka fshehur të vërtetën për problemet serioze, me të cilat po përballet Kosova, përfshirë rënien ekonomike, largimin masiv të qytetarëve dhe keqmenaxhimin e rezervave shtetërore.

Ai theksoi se diaspora meriton të dëgjojë të vërtetën dhe se çdo mashtrim është një mohim i kontributit të saj për shtetin dhe lirinë e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP