Muharremi ngre shqetësim për numrin e votave, por nuk ka mospërputhje në të dhëna

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime mbi një mospërputhje të mundshme në numrin e votave të raportuara nga KQZ-ja, duke pretenduar se janë regjistruar mbi 33 mijë vota më shumë sesa pjesëmarrja e deklaruar.

“Megjithatë, verifikimi i të dhënave tregon se nuk ka ndonjë gabim në llogaritje. Numri 799,954 përfaqëson vetëm 92.1% të votave të numëruara, siç është shënuar në faqen e KQZ-së. Kur kësaj shifre i shtohen 7.9% e votave të mbetura, rezultati përputhet me numrin e përgjithshëm të votave”, ka shkruar Muharremi.

Për këtë arsye, shqetësimi i ngritur duket se lidhet me faktin që pjesa e faqes së KQZ-së që shënon pjesëmarrjen në zgjedhje nuk është përditësuar në të njëjtën kohë me rezultatet preliminare duke krijuar konfuzion të panevojshëm. /Kosova.info/


Go to TOP