Muharremi: Kriza politike nuk erdhi prej pakicave apo gjyqësorit, por nga lakmia dhe dështimi i partisë më të madhe
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar për bllokadën politike që ka paralizuar Kosovën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai theksoi se kriza nuk është as kushtetuese e as e shkaktuar nga pakicat kombëtare, por buron nga dështimi i partisë më të madhe për të siguruar shumicën dhe për të ndërtuar partneritete politike.
“Kriza nuk na erdhi prej qielli e as prej Gjykatave apo Pakicave, por prej lakimisë dhe budallakisë politike”, ka deklaruar ai. Muharremi shtoi se drejtësia në Kosovë ka nevojë për reforma dhe vetting, por nuk është shkaku i ngërçit aktual.
Sipas tij, përgjegjësia bie mbi politikanët që kanë krijuar situatën e tanishme, ndërsa theksoi se sa më e madhe pesha politike dhe përgjegjësitë institucionale, aq më i madh është edhe faji për gjendjen e krijuar. /Kosova.info/
