Muharremi: Koalicioni LVV-PDK është më i mundshëm pas paraqitjes së Bedri Hamzës
Analisti Shenoll Muharremi komentoi mbi paraqitjen e Bedri Hamzës në “Debat Plus”, duke e përshkruar atë si një shfaqje të maturitetit dhe stabilitetit.
Muharremi vlerësoi aftësinë e Hamzës për të menaxhuar situatat pa panik duke theksuar se ai ofron siguri dhe rikthim të marrëdhënieve me partnerët kryesorë të Kosovës.
Megjithëse Hamza ende nuk ka prezantuar një program konkret, Muharremi sugjeron se është koha që PDK të ofrojë zgjidhje të qarta.
Sipas analistit, një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së duket gjithnjë e më i mundshëm, pasi Hamza mund të punojë me Kurtin për të ndërtuar një qeveri stabile.
Ndërsa LDK mbetet partneri i preferuar nga Hamza, Muharremi nënvizon se një koalicion LVV-PDK do të krijonte më shumë vlerë për Kosovën, duke shtuar se LDK mund të përfitojë në të ardhmen duke marrë drejtimin e qeverisë pas një koalicioni të tillë. /Kosova.info/